Kim Kardashian përndiqet nga një ‘fantazmë’

Kim Kardashian ka shkrepur disa foto të vetes të cilat i kanë ‘kallur’ datën.

Në një postim të ndarë me fansat, ajo iu ka treguar për tmerrin që ka përjetuar kur ka vënë re se në sfond dallohet hija e një gruaje. Siç shihet në foto, duket sikur dikush po e vështron ndërsa Kim pozon.

Më e bukura? Kim thotë se në atë moment ka qenë vetëm në shtëpi.

Bëra këtë foto javën e shkuar kur isha vetëm dhe tani po kontrolloja celularin dhe u tmerrova kur  vura re hijen e gruas”, shkroi Kim.

Ndjekësit reaguan të trembur, por disa prej tyre nuk i kursyen shakatë.

“Imagjino të jesh një fantazmë dhe e gjen veten në Instagram-in e Kim Kardashian”.

“Nëse do isha fantazmë do jetoja në shtëpinë e Kim”.

“Koha për të thirrur një prift”.

Të tjerë shprehen se imazhi i përngjan nënës së Kim, Kris Jenner ose motrës së saj të madhe, Kourtney.  Megjithatë, ndjekësit i rikujtuan Kim se mund të jetë thjesht hija e saj./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share