Kim Kardashian në javën e modës në Milano

42-vjeçarja bën që e gjithë vëmendja të kthehet tek ajo

Kim Kardashian u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo teksa kishte dy veshje të mahnitshme gjatë Javës së Modës në Milano. 42-vjeçarja theksoi linjat e saj të famshme trupore teksa kishte veshur një fustan të kuq të ndezur që nxirrte në pah barkun e saj të tonifikuar për shfaqjen e “Dolce & Gabbana”.

Ajo më vonë veshi një kostum ngjyrë kremi të zbukuruar me kopsa teksa po shkonte për në dyqanin “Dolce & Gabbana”.

Duke i shtuar veshjes së saj një çantë të kuqe, Kim e plotësoi dukjen me një gjerdan argjendi në formë kryq. Duke i lënë flokët e saj brune në valë të lirshme poshtë shpatullave, Kim theksoi bukurinë e saj natyrale me një gamë të lehtë makijazhi.

Ylli ka qenë e zënë me promovimin e koleksionit të saj të ri të “SKIMS SËIM” gjatë gjithë javës pasi zbuloi koleksionin e saj të dytë të shumëpritur.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share