Kim Kardashian do të marrë pjesë në “Met Gala”

Mediat e huaja shkruanin se ajo ishte e vetmja që nuk kishte marrë një ftesë nga organizatorët

Në mesin e muajit Mars, mediat ndërkombëtare bënë me dije se familja Kardashian nuk do të ftohej në Met Gala. Sipas asaj që shkruanin mediat rozë, organizatorët e eventit të rëndësishëm dëshironin që vëmendja të shkonte për modën dhe jo për paraqitjen e disa individëve.

Megjithatë së fundmi thuhet se Kim Kardashian do të jetë e pranishme në eventin e madh të modës. Sipas Page Six, ylli i “Keping Up Uith the Kardashians” ka mundësi që ta shoqërojë një nga motrat e saj, konkretisht Kendall Jenner e cila kontakte të drejtpërdrejta me industrinë e modës.

Paraqitjet e tyre “provokative” në Met Gala-n e fundit, si ajo e Kim Kardashian si Marilyn Monroe në eventin e 2022-ës, bëri që gjithë vëmendja e mediave të përqëndohej tek ajo. Kësisoj, organizatorët shprehen se në këtë mënyrë humbet “esenca” e ngjarjes.

Familja Kardashian ka mohuar faktin se nuk kanë marrë ftesë, pasi siç raporton një përfaqësues i familjes, ato janë të ftuara çdo vit në Met Gala.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share