Kievi tërbohet me Muskun – duke e fajësuar atë për vrasjen e fëmijëve

Lajmi se Elon Musk vendosi të pengojë një sulm të madh ukrainas në flotën detare të Rusisë, ka shkaktuar një përgjigje të furishme.

Ndoshta kritika më e rreptë ndaj bashkëthemeluesit të Tesla-s brenda natës ka ardhur nga vetë Kievi, me një këshilltar të lartë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy që lëshoi një deklaratë të formuluar – duke e fajësuar atë në fakt për vrasjen e fëmijëve.

“Ndonjëherë gabimi është shumë më tepër sesa thjesht një gabim”, shkroi Mykhailo Podolyak në Twitter, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.

“Duke mos lejuar dronët ukrainas të shkatërrojnë një pjesë të flotës ushtarake ruse (!) përmes ndërhyrjes Starlink, @elonmusk lejoi që kjo flotë të lëshonte raketa Kalibr në qytetet ukrainase. Si pasojë po vriten civilë, fëmijë, ky është çmimi i një kokteji injorance dhe egoje të madhe”.

“Megjithatë, pyetja ende mbetet: pse disa njerëz duan kaq dëshpërimisht të mbrojnë kriminelët e luftës dhe dëshirën e tyre për të kryer vrasje? Dhe a e kuptojnë tani se po bëjnë të keqen dhe po inkurajojnë të keqen?”, shkoroi Podolyak.

Siç është vënë në dukje nga disa komentues, kjo përfaqëson një largim të dukshëm në qasjen e Kievit ndaj Muskut – të cilin ata më parë kishin qenë të prirur të mos e tjetërsonin.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share