Kievi mbetet pa ujë

Në të gjithë Kievin është ndërprerë furnizimi me ujë për shkak të mbylljes së stacioneve të pompimit që furnizohen me energji elektrike, njoftoi sot kompania e ujit Kievvodokanal.

“Për shkak të situatës emergjente, stacionet e pompimit të ujit të Kanalit të Ujit të Kievit kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike, për këtë arsye nuk do të ketë ujë në të gjithë territorin e Kievit. Furnizimi i stacioneve të pompimit do të rikthehet brenda një ore, por do të duhet më shumë kohë për të nisur ujësjellësin”, thuhet në deklaratë.

Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andrey Yermak, tha më parë se mungesa e energjisë në Ukrainë mund të zgjasë me javë, dhe kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko, tha se ekziston mundësia që në rast të një më të gjatë të ndërprerjeve të energjisë elektrike, qytetarët e Kievit mund të mbeten pa ngrohje gjatë dimrit.

Në njoftimin e Kievvodokanal, qytetarët ftohen që të rezervojnë ujë për nevoja shtëpiake dhe teknike, pasi që ndërprerjet më të gjata të energjisë elektrike mund të shkaktojnë probleme afatgjata në furnizimin me ujë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share