Zyrtarët ukrainas deklarojnë se sulmet janë një përgjigje ndaj fjalimit të Zelenskit
Rusia ka sulmuar kryeqytetin ukrainas Kiev, duke dëmtuar ndërtesat e banimit afër qendrës së qytetit. Sulme të tjera janë raportuar gjithashtu në Mykolaiv, Chernihiv dhe Zaporizhzhia.
Sulmet u raportuan pasi Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, përfaqësuesi i Rusisë për samitin e G20 u largua nga Bali me një avion.
“Disa raketa ruse u rrëzuan me sukses në Kiev dhe ekipet e shpëtimit janë në vend,” u shpreh kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas Vitali Klitschko.
Në Chernihiv, guvernatori i rajonit paralajmëroi njerëzit të strehohen, duke thënë se sulmet me raketa po vazhdojnë. Në Kharkiv aty ku edhe trupat ruse u tërhoqën së fundmi janë raportuar gjithashtu sulme me raketa. Si pasojë për shkak të dëmtimeve, ka probleme me furnizimin me energji elektrike në qytet, i cili ka ndaluar transportin elektrik dhe metronë. “Inxhinierët e energjisë dhe shërbimet publike po bëjnë gjithçka për të normalizuar jetën e Kharkiv sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Kryetari i bashkisë së Kharkiv, Igor Terekhov.
Pala ukrainase mendon se sulmet me rreth 70 raketa në të gjithë vendin janë një përgjigje ndaj fjalimit që mbajti presidenti Volodimir Zelenski në samitin e G20.
Ky i fundit injoroi Rusinë duke e quajtur G20 ,G19. Rusia është një anëtare e G20, por presidenti rus Vladimir Putin nuk ishte në Bali, duke dërguar ministrin e tij të Jashtëm Sergei Lavrov.
Klan News