Khloe Kardashian: I urrej të 30-at, dekada më e keqe për mua

Ylli televiziv, Khloe Kardashian, është bërë gati për t’i lënë pas të 30-at.

Ajo i mbushi 39 vjet javën e kaluar dhe i përshkroi të 30-at e saj si “dekadën më të keqe ndonjëherë”, derisa ndau disa dhurata që i kishte marrë për ditëlindjen e saj.

“Nuk më pëlqen t’i tregoj të gjitha dhuratat e mia sepse mendoj se është disi e neveritshme, por kjo dhuratë ishte shumë qesharake. Vitet e 30-ta mendoj se është dekada më e keqe ndonjëherë”.

Kardashian u shpreh kështu derisa shoqja e saj i kishte bërë dhuratë disa gjëra që përmbanin shifra të ditëve dhe vitit të saj të lindjes, gjë që e paralajmëronte Khloen se shumë shpejtë do të hynte për të 40-at, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share