Kharkiv ndërton shkolla nëntokësore

Ato do të shërbejnë si strehimore nga sulmet ruse dhe do të akomodojnë deri në 500 njerëz

Për të përballuar kërcënimin e vazhdueshëm të sulmeve ajrore ruse, zyrtarët në rajonin e Kharkivit të Ukrainës lindore kanë filluar ndërtimin e shkollave nëntokësore të fortifikuara që do t’i lejojnë fëmijët të kthehen në mënyrë të sigurtë në shkollë.

Shkollat ​​në rajonin me rreth 2.5 milionë banorë, që kufizohet me Rusinë, u detyruan të zhvillojnë mësimin online pas nisjes së agresionit rus në 2022.

Kharkiv është shënjestruar shpesh nga raketat, dronët dhe artileria ruse, ku vendbanimet në tre rrethe të ndryshme janë goditur gjatë 24 orëve. Dy shkolla, ku secila strehon deri në 500 njerëz, janë aktualisht në ndërtim dhe do të jenë në gjendje të përballojnë goditjet e drejtpërdrejta.

“Për shkak se kemi fqinjë jo dinjitoz dhe për faktin se arsimimi është i pamundur në rajonin e Kharkiv, ne morëm një vendim për të filluar ndërtimin e ndërtesave të tilla që disa i quajnë strehimore për bomba. Strukturat mund të përballojnë goditjet e drejtpërdrejta të raketave S-300. Ato janë krijuar për të akomoduar edhe personat me aftësi të kufizuara fizike.”

817 objekte arsimore në të gjithë rajonin e Kharkiv janë dëmtuar gjatë agresionit rus. Shumë shkolla nëntokësore do të ndërtohen deri në fund të vitit të ardhshëm. Hapësirat do të pajisen me sisteme plotësisht funksionale.

“Kjo është ndërtuar për fëmijët dhe personelin e kësaj shkolle. Trashësia e pllakës së dyshemesë dhe e mureve ju lejon atyre të mbrohen nga sulmet. Gjithashtu dua të theksoj se kjo strehë do të jetë e pajisur me të gjitha mjetet e jetesës, ventilim, ujësjellës, kanalizime dhe ngrohje. Njerëzit do të mund të qëndrojnë këtu më shumë se vetëm një ditë.”

Ukrainasit tani po përgatiten për një dimër tjetër tepër të vështirë për shkak të sulmeve ajrore të mundshme ruse që synojnë infrastrukturën kritike, e cila vitin e kaluar shkaktoi ndërprerje të madhe të energjisë elektrike në të gjithë vendin.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share