Ekipi më 10 qershor udhëton në Slloveni
Pas përfundimit të kampionatit 2021/202, ekipi i Shkëndijës pas vetë dy javëve pushim, më 30 maj ka nisur përgatitjet për garat europiane dhe kampionatin e ri 2022/2023.
Në ditët e para ashtu siç e do rendi janë bërë testimi i futbollistëve për gjendjen fizike, ndërsa më pas sipas plan programit të stafit teknik zhvillohen senaca të rregullta stërvitore, kështu deri më 10 qershor kur ekipi do të udhëtojë në Slloveni për fazën e dytë ku edhe do të zhvilloj disa ndeshje kontrolluese.
Sa i përket lëvizjeve deri më tani dihet se janë larguar mesfushori kamerunas Xhesie Guera Djou, braziliani Andre Mensalao, slloovaku Jan Krivak dhe Kire Markovski, ndërsa pritet të ketë edhe prurje të reja nga vendi dhe jashtë, por emrat e ri ekipi do ti publikon pas arritjes zyrtare të marrëveshjes.
Shkëndija në garat europiane kësaj radhe do të përfaqësohet në Ligën e Konferencës. /KlanMacedonia/