Të nderuar tifozë dhe miq të KF Shkëndija,
Dëshirojmë të njoftojmë opinionin me qëndrimin tonë në lidhje me ndeshjen e fundit të xhiros së 20-të ndaj Gostivarit.
Si një klub i përkushtuar për drejtësi dhe integritet në fushën e futbollit, ne, KF Shkëndija, kemi ndjerë detyrimin për të shprehur pakënaqësinë tonë për ndarjen e drejtësisë në këtë ndeshje, si dhe për ndryshimin e orarit të takimit të xhiros së 21-të, Shkëndija-Vardari.
Me këtë rast, kemi dërguar një ankesë zyrtare në organet përgjegjëse të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, duke shprehur shqetësimet tona në lidhje me trajtimin e gabuar të disa situatave gjatë lojës.
Ne, si KF Shkëndija, vazhdojmë të kemi besim tek transparenca dhe objektiviteti në procesin e ndarjes së drejtësisë dhe besojmë se ky reagim do të trajtohet seriozisht nga Federata.
Kjo komunikatë publike nxirret për të sqaruar opinionin se klubi ka reaguar tani, ashtu si reagon gjithmonë, në kanale të ndryshme zyrtare apo me komunikata për media.
Pra, reagimi dërgohet në organet kompetente përkatëse, pa dashur që në opinion të interpretohet sikur kërkojmë alibi për çdo situatë.
Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme.
Me respekt, KF Shkëndija. Thuhet në komunikatën e publikuar te faqja zyrtare e KF Shkëndija