Ekipi kuqezi ka realizuar një ndeshje pozitive kontrolluese ndaj kundërshtarit gjeorgjez, regjistruan fitore të sigurtë 2-0 ,me golkat e Meliqit dhe Krstevskin që realizuan golat e fitores.
Shkëndija në Antalia ka zhvilluar ndeshjen e pare kontrolluese kundër ekipi nga Gjeorgjia, Dinamo Batumi ka shënuar fitore 2:0. Në një paraqitje mjaftë të mire me çka dëshmon edhe fitorja e sigurt me golat që I shënuan dy futbollistët me perspektivvë Meliqi dhe Kërstevski në pjesën e pare. Trajneri Jeton Beqiri gjatë 90 minutave ka inkuadra një numër të konsiderueshëm të futbollistve që ka n٥ disponim
Kuqezinjtë pas sfidës vazhdojnë me seancat e tyre stërvitore në bazën e zgjedhur në Antalia për të vijuar realizimin e planprogramit për fazën kryesore të përgatitjeve dimërore. Ndeshgja e radhë kontrolluese do të zhvillohet më 1 shkurt kundër Warta Poznan nga Polobia.
Shkëndija luajti me këtë formacion: Taleski, Kocev, Meliqi, Cake, Rexhepi, Totre (c), Qaka, Çinari, Krasniqi, Shala, Aganspahiç. Luajtën edhe: Ramani, Velija, Adili, Dita, Nuhija, Jakupi, Krstevski, Ademi, Kurti.
Trajner: Jeton Beqiri
Ndeshjet e radhës kontrolluese:
Shkëndija -Warta Poznan (Poloni) më 01 shkurt 2024.
Shkëndija – FC Liepaja (Letoni) më 05 shkurt 2024.
Shkëndija -Dinamo Kiev (Ukrainë) më 09 shkurt 2024.