Klubi i futbollit Renova, njëherë kampion i vendit, njëherë fitues i Kupës dhe mbi 20 ndeshje në garat evropiane, vitin e kaluar me vendim të pronarëve u larguan nga garat në elitën e futbollit vendor. Ekipi vazhdoi punën me grup-moshat e reja pasi ka krijuar kushte maksimale për punë me ato.
Ditëve të fundit në disa media u përhapë lajmi se serish kthehet KF Renova por pa e precizuar deri në fund. Kjo është e vërtet se Renova kthehet në Ligën Komunale, vetëm e vetëm që të përmbush kushtin që të mund të funksionoj dhe garoj edhe me grup-moshat e reja. Që do të thotë se aktualisht nuk ka disponim që të rikthehet aty edhe ku e ka vendin. Por kjo nuk do të thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë në të ardhmen. /KlanMacedonia/