Klubi i futbollit Otrant-Olympik nga Ulkqini që garon në Ligën e dytë të të futbollit në Malitn e Zi, me përfunmdimin e sezonit vjeshtor nga 19 ndeshjet e zhvilluar ka shënuar 11 fitore, 6 barazime dhe vetëm dy humbje me gol-averazh 31-17 duke grumbulluar 39 pikë dhe është shpalluar kampion vjeshte para ekipit të Bokeljit që gjithashtu ka 39 pikë.
Ky sukses i pjesë vjeshtore të ekipity ulqinakl ka shtuar apetitet e drejtuesve të klubit që të mendojnë edhe për kualifikim në elitën e futbollit malazies. Mu për këtë arsye drejtuesit e klubit tanimë kanë filluar bisedimnet me emra të njohur të futbollit.
Kryetari i klubit Skendo Rexha eksluzivisht për klan Maqedoni deklaroi se janë në bisedime me dy emra tënjohur të futbollit nga Maqedonia e Veriut. “Po jemi në bisedime me gola shënuesin më të mire në futbollin e Maqedonisë së Veriut Besart Ibraimin aktualisht anëtar I KF Struga Trim Lum dhe me ish futbollistin e Shkëndijës Valmir Nafiun që luan në Kosovë. Vazhdojnë bisedimet dhe mbetet të shpresojmë” – tha Sklendo Rexha.
Për cilësitë e këre dy emra të futbollit janë të njohur opinion më gjerë i futbollit, ndërsa me angazhimin eventual në ekipin e Otrant Olympik skuadra ulqinake do të përfitonte shumë dhe me siguri pa probleme do të arrinte synimin e drejtuesve të klubit dhe norma të tifozëve të këtij klubi. /KlanMacedonia/