KF “ES” nga Kamjani merr pjesë në Turneun e 40-të jubilar “Dana Cup 2023”

Nga data 24 deri më 19 korrik në qytetin Hyorring të Danimarkës me moton “Dana Cup & Loja e bukur e futbollit“zhvillohet edicioni jubilar i 40-ti me radhë në futboll për grup-moshat e reja “Dana Cup2023”, ku marrin pjesë mbi 1200  ekipe nga 40 vende të botës. Ashtu si në vitin e kaluar edhe kësaj radhe në këtë turnir tradicional do të merr pjesë shkolla e futbollit “ES” nga Kamjani i komunës së Bogovinës që drejtohet nga vëllezërit Burim dhe Elmaz Sinani.

Në krahasim nga viti i kaluar ekipi “ES” sivjet do të prezantohet me dy ekipe dhe atë një ekip me futbollist të lindur në vitin 2011 dhe një ekip me futbollist të lindur në vitin 2007.

Ekipi “ES” deri më tani ka zhvilluar një ndeshje kontrolluese dhe ditëve në vijim  pritet të zhvillohen edhe  disa ndeshje kontrolluese me ekipe të ndryshme  meqëllim që ekipi të jetë sa më përgatitur për paraqitje më dinjitoze para publikut danez.

Kemi nderin që të jemi pjesë e edicionit jubilar i 40-ti me radhë “Dana Cup”, andaj tani më dy javë kemi filluar përgatitjet për pjesëmarrje në këtë turnir prestigjioz ku marrin pjesë ekipe nga 40 vende të botës. Vitin e kaluar u shpallëm si ekip më e disiplinuar prandaj kemi obligim shtesë që në këtë vit jubilar të prezantohemi në nivel më dinjitoze ”, tha Burim Sinani.

Sa i përket ekipit ajo kryesisht do të përbëhet nga futbollist vetanak dhe të përforcuar edhe me lojtar nga ekipet e Shkëndijës, Renovës, Teteksit dhe Gostivarit.   /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share