Lideri në renditjen tabelore në Ligën e dytë të futbollit vendor klubi i futbollit Besa nga Dobëdolli, nga dita e sotme dhe deri më 3 shkurt do të qëndrojë në një nga qendrat e njohura sportive Alanja të Turqisë, ku do të zhvilloj fazën kryesore të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit që starton më 18 shkurt.
Ekipi në Turqi do të punon në bazë të plan programit të hartuar nga trajner Aleksandër Tanevski, ku krahas seancave të rregullta stërvitore dhe aktiviteteve tjera do të zhvillon edhe katër ndeshje kontrolluese me ekipe të cilat gjithashtu përgatiten në Turqi.
Pjesa pranverore e kampionatit fillon më 18 shkurt, ndërsa në ndeshjen e xhiros së 16 janë nikoqire të Osogovës nga Koçani. Kujtojmë se Besa kryeson tabelën me 40 pikë, pasi nga 15 ndeshjet e sezonit vjeshtor ka 13 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje me gol-averazh 28-8./KlanMacedonia