Me ndeshjet e javës së 16-të, të shtunën zyrtarisht starton pjesa pranverore e kampionatit në Ligën e dytë të futbollit vendor. Të gjitha ekipet për më tepër se dy mua kanë pasur mundësinë që të konsolidohen në të gjitha aspekte dhe të përgatiten aq sa kanë pasur mundësi .
Lideri në renditjen e tabelës Besa e Dobërdollit ka zhvilluar përgatitje profesionale gjatë tre fazave si në Dobërdoll ashtu edhe në Antalia. Por klubi I futbollit Besa sezonin pranveror të kampionatit 2023/2024, për fat të keq do ta nisë pa kampionatin Xhemali Saitin. Në raportin mjekësor të publikuar në faqen zyrtare të klubit thuhet.
“Kapiteni i skuadrës Xhemail Esati është diagnostifikuar me këputjen e ligamentit përvarëm të brendshme të gjurit (LCA). Lëndim i cili do ta lë jashtë fushave për një kohë të gjatë! “
Por e keqja të jetë edhe më madhe po shkaku I lëndimit do të mungon edhe futbollisti Zani Nazifi. Sido që të jetë skuadra e Besës nga Dobërdollit ka fond të mjaftueshëm të futbollistëve të cilët janë gatshëm të përballen me të gjitha sfidat që i presin.
Besa në ndeshjen e javës së 16-të përballet kundër Osogovës të shtunën në stadiumin e Vrapçishtit me fillim në orën 14:00.