Debutuesi në Ligën e pare të futbollit të Maqedonisë së Veriut klubi I futbollit Besa nga Dobërdolli nga dita e djeshme edhe zyrtarisht nisi përgatitjet pë sezonin e ri 2024/2025.
Në grumbullimin e parë trajneri Aleksandar Tanevski dhe stafi I tij kanë njoftuar futbollistët me itinerarin e përgatitjeve që do të zhvillohet në tre faza dhe atë faza e pare do të zhvillohet në stadiumin e Dobërdollit dhe at të Negotinës, ndërsa faza e dytë sipas të gjitha gjasave do të zhvillohet jashtë vendit ku ka kushte adekuate për punë.
“Kemi siguruar disa përforcime të duhura, do të punojmë nga dy séance stërvitore në ditë dhe kemi parapa të zhvillojmë pesë ndeshje kontrolluese. Qëllimi i klubit tone është përgatitemi për të qenë një skuadër stabile dhe konkurruese në elitën e futbollit vendor” tha trajneri Aleksandar Tanevski.
Ekipi deri në ditën e sotme është përforcuar me Mexhit Nezirin, Kostadin Zahov, Goran Siljanovski dhe Bashkim Velia, por ditëve në vijim pritet të ketë edhe afrime tjera .
Ndërkohë që ndihmës trajner i ekipit është emëruar Burim Sadiki i cili i tha lamtumirë futbollit.