KF Besa Dobërdoll synon ligën e parë – rinovohet stadiumi “Global Arena”!

KF BESA KRIJON  KUSHTE ME STANDARDE EVROPIANE

Sot zyrtarisht nisën punimet për rinovimin e stadiumit “Global Arena” pronë e klubit të futbollit Besa të Dobërdollit, krejt me qëllim për realizimin e  pretendimeve që ka kjo skuadër në kampionatin e Ligës së Dytë sezoni 2023/2024.

Klubi  i futbollit Besa që përkrahet nga investitorët vëllezërit Zijadin dhe Elham Tairi , në këtë kampionat të Ligës së dytë unike me investimet e bëra ne ekip dhe infrastrukturën sportive  konsiderohen si favoritë kryesor për kualifikim në elitën e futbollit vendor, njofton KlanM.

Për të krijuar kushte adekuate për punë sa më cilësore të klubit duke përfshirë edhe  Akademinë e futbollit, nga  dita e sotme kanë filluar punimet në stadiumin “Global Arena” në Dobërdoll.

 Me të vërtet Akademia dhe klubi I futbollit Besa do të kenë një terren shumë të mirë ku do të do të krijohen kushte shumë më të mira për stërvitjen e lojtarëve . Terreni në të ardhmen do të jetë në shërbim edhe të klubit  edhe të Akademisë së Besës” – tha Ferit Shabani, KF BESA.

Sa i përket pretendimeve të ekipit në kampionatin e ri, sipas koordinatorit të përgjithshëm, sic njofton KlanM, punohet për arritjen e një suksesit të madh.

“Me të vërtetë sivjet jemi përgatitur mirë, jemi përforcuar edhe me lojtar cilësorë. Ishalla në sezonin e ardhshëm  klubi i futbollit Besa me punën që ka bë të kualifikohet në elitën e futbollit të Maqedonisë” – tha Ferit Shabani, KF Besa.

Klubi i futbollit Besa nga Dobërdolli I Komunës së Vrapçishtit, në dy ndeshjet e para të Kampionatit në Ligën e Dytë, sic njofton KlanM, ka shënuar dy fitore dhe ka golaverazhin 6:0.

Synimet e klubit janë inkuadrimi në Ligën e Parë kurse infrastruktura e renovuar sportive do të jetë një motivim shtesë për rezultate maksimale.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share