“Këtu në Shqipëri ne Zotin e kemi përzënë!”

Mungesën e besimit të shqiptarëve tek njëri-tjetri, politologu Ermal Hasimja e ka konsideruar një fenomen që ka të bëjë me kulturën, kryesisht me besimin fetar.

Hasimja u shpreh se njerëzit priren të besojnë më shumë tek dikush që beson në Zot, duke theksuar se në vendin tonë “Zoti është përzënë nga shumica e njerëzve që në ’67-ën”.

Ermal Hasimja: Ka dallime të mëdha Kosova dhe Shqipëria.

-Pra nuk është një fenomen etnik?

Ermal Hasimja: Jo, jo s’ka lidhje. Është fenomen kulturor, absolutisht kulturor. Që ti të kesh besim tek dikush, ose ti duhet të jesh i mbrojtur nga efektet e mosbesimit, që ti se çan kokën dhe mund të kesh besim rehat se s’ke pasoja, ose tjetra ti duhet të kesh disa garanci që mund të kesh besim tek tjetri. Përshembull, në vendet ku fenë e ke me ndikim shumë të madh tek njerëzit, ti ke besim sepse e di që njeriu që ke përballë, ka frikë Zotin. Këtu në Shqipëri ne Zotin e kemi përzënë! Këtu Zoti është akoma punë e një pakice, ata që janë kthyer pas komunizmit. Po shumica e njerëzve e kanë fshirë Zotin që në ’67-ën. Ky është dallimi që kemi me Kosovën, sepse atje vlerat komunitare që vijnë kryesisht nga feja kanë ditur t’i ruajnë më mirë.

-Kosova gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale e kishte në nivelet më të ulëta. Ne ishim të parët në Evropë.

Ermal Hasimja: Po të marrësh një danez ta sjellësh në Shqipëri, ai koefiçenti i besimit që ka tek njeriu, që ditën e parë ai thotë: unë kam përball shqiptar. Nuk ka garanci. Por, po të marrësh shqiptarin ta çosh në Danimarkë, shqiptari menjëherë do të ketë besim tek të tjerët. Është çështje kulturore./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share