Ministrat e BDI-së: Krenar që jemi pjesë e kabinetit të kryeministrit të parë shqiptar!

BDI ME MINISTRAT E NJËJTË NË QEVERINË TEKNIKE

Artan Grubi – Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Bujar Osmani – Ministër I Jashtëm, Fatmir Besimi – Ministër për Financa, Kreshnik Bekteshi – Ministër I Ekonomisë dhe Jeton Shaqiri – Ministër I Arsimit, janë propozimet e BDI-së për Qeverinë teknike që do të udhëhiqet nga Talat Xhaferi.

Nga BDI-ja thonë se propozimet janë bërë në bazë të nenit 45 të Ligjit për Qeverinë e RMV-së dhe nenit 46 alinea 1 e Statutit të BDI-së.

Nëpër rrjete sociale Ministrat e BDI-së e kanë shprëndarë shkresën e nënshkruar nga Kryetari Ahmeti, duke pohuar se janë krenarë që do të jenë pjesë e Kabinetit të Kryeministrit të parë shqiptar.

“Krenar që bashkë me Fatmirin, Bujarin, Kreshnikun dhe Jetonin, si dhe Nazimin, Agimin dhe Bekimin, jemi propozuar si pjesë e Kabinetit historik të Kryeministrit të parë shqiptar, Talat Xhaferi, nën udhëheqjen misionare dhe vizionare të rilindasit të fundit të kombit shqiptar, ALI AHMETI. Kur guxuam, ia dolëm, kur ëndërruam, realizuam, kur besuam, punuam, kur u tha, u bë!” – shkruan Grubi në Facebook.

Ndryshe, eksponentë të lartë të integristëve, ministra, zv/ministra, anëtarë e simpatizantë të BDI-së, që nga nominimi I Talat Xhaferit si kandidat për Kryeministër, nëpër rrjete sociale nisën një fushatë promovuese me moton “u tha, u bë” duke aluduar në zotimet e kësaj partie për kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut.  /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share