Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së do të votojë ndihmat për Izraelin dhe Ukrainën këtë javë. Kryetari republikan Mike Johnson ka deklaruar se do të votohet edhe ndihma për Tajvanin dhe prioritetet e sigurisë kombëtare të SHBA.
“Ne e dimë se bota po na shikon për të parë se si reagojmë. Kemi terroristë, tiranë dhe liderë të tmerrshëm në mbarë botën si Putini dhe në Iran. Ata po shikojnë për të parë nëse Amerika do të mbrojë aleatët e saj dhe në interesat në mbarë globin. Ne do të votojmë për ndihmën e Izraelit, për ndihmën për Ukrainën , për ndihmën për Indo-Paqësorin, dhe më pas një masë tjetër që përfshin prioritetet tona të sigurisë kombëtare”.
Johnson u shpreh gjithashtu se do të respektohet rregulli 72 orësh dhe se një votim mund të jetë të premten e kësaj jave. Sipas tij koncepti i huasë për Ukrainën mund të jetë edhe në formë kredie.
Ndihma e SHBA është vonuar nga mosgatishmëria e Johnson për të shqyrtuar një projekt-ligj dypartiak prej 95 miliardë dollarësh të miratuar nga Senati në shkurt, duke përfshirë 14 miliardë dollarë për Izraelin dhe 60 miliardë dollarë për Ukrainë. Vendimi për të kaluar ndihmën vjen mes sulmeve intensive në Ukrainë si dhe sulmit me raketa dhe dron të Iranit ndaj Izraelit, pavarësisht kundërshtimit të ashpër në një Kongres thellësisht të ndarë.
“Kur Ukraina u thotë aleatëve të saj se uniteti ofron mbrojtjen më të mirë, ata tashmë e dinë shumë mirë efektivitetin e kësaj. Ukraina thotë se aleatët nuk mund të mbyllin një sy ndaj raketave dhe dronëve rusë, kjo do të thotë se është e nevojshme të veprohet me forcë. Qielli nuk mbrohet nga retorika, prodhimi i raketave dhe dronëve për terror nuk kufizohet vetëm nga mendimet”.
Forcat e Ukrainës po përballen me sulme të reja nga trupat ruse në lindje dhe sulme në qytete dhe infrastrukturë nga raketat dhe dronët rusë.