Këshilltari i BDI-së, Mustafi: Komuna e Tetovës nuk jep llogari për shpenzimin e parave

Këshilltari komunal, Fitim Mustafi nga BDI-ja e Tetovës, ka akuzuar kreun e Komunës së Tetovës për jotransparencë në shpenzimin e mjeteve nga buxheti, përcjell KlanM. Mustafi, duke prezantuar të dhëna nga Shoqata për hulumtime dhe analiza ZMAI, shton se Komuna e Tetovës i fsheh të dhënat prej qytetarëve.

“Pak ditë më parë u publikua indeksi i transparencës së komunave për vitin 2022. Nga aty shihet qartë se Komuna e Tetovës nuk i ka përfshirë grupet e margjinalizuara në procesin e përgatitjes dhe sjelljes së buxhetit. Komuna e Tetovës nuk iu ka dhënë llogari qytetarëve as për përgatitjen e buxhetit, as për proceset e tenderimeve e as për punësimet dhe kontratat. Sipas të dhënave zyrtare Komuna e Tetovës ka transparencë minimale, përfshirje dhe drejtësi të pamjaftueshme dhe llogaridhenie minimale. Indeksi i transparencës së Komunës së Tetovës për vitin 2022 është vetëm  22 (nga 100). Qytetarët kanë të drejtë të informohen saktë! Të dijnë se ku shkojnë dhe për çfarë shfrytëzohen paratë e tyre”, thuhet në reagimin e FItim Mustafit nga BDI-ja e Tetovës./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share