Këshilli për Siguri: Situata në vend – stabile!

DISKUTOHEN ZHVILLIMET NË VERI TË KOSOVËS, AGRESIONI RUS NË UKRAINË, ZHVILLIMET NË LINDJEN E AFËRT

Në Kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski, është mbajtur seanca e Këshillit për Siguri, ku është diskutuar situata e sigurisë në vend dhe rajonin euro-atlantik.  

Përfaqësuesit kompetent dhe institucionet në mbledhjen e Këshillit për Siguri kanë informuar për cështjet aktuale të sigurisë lidhur me vendin dhe rajonin më të gjerë e që ndërlidhen me agresionin rus në Ukrainë, zhvillimet në Lindjen e Afërt dhe situata në veri të Kosovës, përcjellë KlanM.

Këshilli i Sigurisë ka konstatuar se situate e sigurisë në vend është stabile dhe se nuk ka indikacione për cënimin e saj.

“Si anëtare e NATO-s, Maqedonia e Veriut, është në koordinim të rregullt me Aleancën dhe aleatët lidhur me aktivitetet që ndërmerren për të përforcuar sigurinë në hapësirën euro-atlantike. Në seancën e Këshillit për Siguri është konstatuar nevoja që institucionet kompetente të vazhdojnë ndjekjen e situatave dhe të përgatisin skenare të mundshme konform zhvillimit të ngjarjeve, me qëllim që me kohë të merren masa dhe aktivitete që janë në kompetenca të tyre”, thonë nga Kabineti Presidencial.

Në seancën e 19-të krahas anëtarëve të Këshillit për Siguri, kanë marrin pjesë edhe Drejtori I Agjencisë për Siguri Kombëtare, Zarko Miloshevski dhe Drejtori I Agjencisë për Kundërzbulim, Erold Musliu.

Mbledhja e Këshillit për Siguri vjen edhe pas votimit të Rezolutës së Jordanit në OKB ku bëhet thirrje për armëpushim humanitar, ku Maqedonia e Veriut votoi e “përmbajtur”./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share