Nga LSDM akuzuan se kryetari dhe një pjesë e anëtarëve të Këshillit për mbikqyrjen e përgjimeve janë aktivistë partiakë shumëvjeçarë të VMRO-DPMNE-së, gjë që, siç akuzojnë, e shkatërron plotësisht besimin në organin që duhet të jetë i pavarur.
Për këtë, siç e kanë quajtur nga LSDM-ja, partizim skandaloz të përbërjes së parë të Këshillit të Mbikëqyrjes Civile të Komunikimeve, do ta informojnë ndërkombëtarët.
Kanë reaguar edhe nga BDI.
Ky organ kontrollon punën e institucioneve përgjegjëse për monitorimin e komunikimeve, Agjencisë Operative Teknike (OTA) dhe institucioneve të tjera, si dhe vepron për ankesat nëse dikush përgjohet, por edhe mbikëqyr këto institucione sipas detyrës zyrtare.
Për këtë, siç e kanë quajtur nga LSDM-ja, partizim skandaloz të përbërjes së parë të Këshillit të Mbikëqyrjes Civile të Komunikimeve, do ta informojnë ndërkombëtarët.
Nga LSDM akuzuan se kryetari dhe një pjesë e anëtarëve të Këshillit janë aktivistë partiakë shumëvjeçarë të VMRO-DPMNE-së, gjë që, siç akuzojnë, e shkatërron plotësisht besimin në organin që duhet të jetë i pavarur.
“Ilçe Dimovski, i cili është propozuar për kryetar të këtij organi, ka qenë kryetar i Unionit të të rinjëve të VMROP DPMNE-së në Manastir. Ka qenë sekretar i Komitetit Komunal në Manastir dhe në dy raste ka qenë këshilltar në Komunën e Manastirit. Tani ai po propozohet për përfaqësues dhe kandidat nga një OJQ, gjë që është skandaloze. Mirçe Stojkov, i cili po ashtu i propozuar, është ish-kryetar i MB-së së VMRO-DPMNE-së në Koçan dhe imagjinoni – aktualisht është këshilltar në Këshillin Komunal të Koçanit. “Nikola Zaturovski ka qenë sekretar organizativ i partisë në pushtet, ka qenë koordinator rajonal dhe zyrtar partiak i DPMNE-së”, tha në konferencën e sotme deputeti i LSDM-së, Ljupço Nikollovski.
Përveç kësaj, opozita akuzoi se kandidatët e tjerë të propozuar për anëtarë në këtë organ nuk i plotësojnë kushtet ligjore për t’u emëruar në Këshillin e Mbikëqyrjes Civile.
“Kërkojmë që autoritetet të tërhiqen dhe të rivendosin menjëherë procedurën në kuadrin e normave dhe standardeve ligjore. LSDM do të kundërshtojë fuqishëm dhe nuk do të lejojë të kalojë ky partizim. Nëse DPMNE mbetet e shurdhër ndaj këtyre paralajmërimeve, do të duhet të merren masa më radikale”, shtoi Nikollovski.
Ka reaguar edhe BDI.
Blerim Bexheti ka akuzuar VLEN in se po vepron me standarde të dyfishta dhe po shpërblen njërëzit që I kanë shërbyer Gruevskit .
Ndryshe për antarë të Këshillit ëshët propozouar edhe ish gjykatësi Stojance Ribarev I cili ishte pezulluar nga puna në vitin 2021 pasi kishte shpetuar ish kryeministrin Gruevski të shkojë në paraburgim dhe ishin konstatuar keqpërdorime të detyrës. /tvklan.mk