Ministrat e Jashtëm të BE-së, në takimin e sotëm të Këshillit për Çështje të Përgjithshme, para Samitit të caktuar për këtë javë, dolën me mesazhin se RMV-ja duhet t`i përshpejtojë ndryshimet kushtetuese.
Në konkluzat e zgjerimit që janë miratuar nga Këshilli, përshëndetet përcaktimi I Qeverisë së re se integrimi në BE është qëllimi strategjik, por rikujtohet se ende nuk janë zbatuar ndryshimet kushtetuese.
Duke përsëritur thirrjen për RMV-në që ta përshpejtojë këtë process, Këshilli, sic thuhet në konkluza, konfirmon gatishmërinë që të thërrasë edhe një konferencë ndërqeveritare, pa anulime ose vendime tjera politike, sapo vendi ta zbatojë obligimin për ndryshimet kushtetuese.
Ambasadori i BE-së në Shkup, Mihalis Rokas, shtoi se procesi i zgjerimit është top prioritet për BE-në.
“Kemi një momentum shumë të mirë kemi një mundësi shumë të mirë tani e cila duhet të shfrytëzohet kemi një agjendë fantastike që ka të bëj me planin e rritjes të BE-së dhe gjithashtu agjendën reformuese të miratuar nga ana e qeveriasë suaj” – tha Mihalis Rokas.
Komisionerja e re për zgjerimin Marta Kos, në vigjilje të samitit të nesërm, deklaroi se Komisioni Evropian, është shumë ambicioze lidhur me zgjerimin. Ajo u zotiua se do t`u ndihmojë vendeve-kandidate që t`I zbatojnë reformat dhe të vazhdojnë me procesin aderues.
Delegacioni I RMV-së, në Samitin BE – Ballkani Perëndimor udhëhiqet nga Kryeministri Mickoski, kurse në përbërje të delegacionit janë edhe Ministri I Jashtëm, Timço Mucunski dhe Ministri për Cështje Evropiane, Orhan Murtezani. /tvklan.mk/