Religjioni ka rite dhe këto rite janë ato që e mbajnë gjallë një religjion. Kështu konstatoi në emisionin 99 Minuta, publicisti dhe studiuesi i filozofisë, Latif Mustafa. Ai shpjegon lidhjen e religjionit me filozofinë, ndërsa përmedn dy filozofët antikë, Platonin dhe Aristotelin si ndikuesit më të mëdha të dy qytetërimeve, atij krishter dhe islamik
“Sot disa nga muslimanët kanë një qasje të gabuar ndaj filozofisë… Në kalednarin akademik, filozofia i paraprin Islamit si fe e kodifikuar dhe normalisht krishterimit, por që të dyja janë shërbyer nga tekstet e filozofisë dhe në vetvete kanë arritur të krijojnë edhe filozofitë e veta origjinale. Te krishterimi ka pasur ndikim Platoni, ndërsa te muslimanët ka ndikuar Aristoteli. D.m.th. Platoni e Aristoteli janë dy figura gjigante të antikës. Tek njëri qytetërim, krishterimi, ka ndikuar Platoni, ndërsa tek qytetërimi tjetër ka ndikuar shumë Aristoteli”, deklaroi Latif Mustafa në 99 Minuta me Fjolla Telain./KlanMacedonia