Kërkesa më e lartë për divorc nga çiftet e reja

Shtimi i divorceve është një tregues që shoqëria shqiptare është në krizë. Ekspertët thonë se shpesh herë ndarja ndodh në vitet e para të martesës.

Sipas sociologut Gëzim Tushi shkaktarët e divorceve janë të shumta dhe ato nuk duhet të vishen vetëm me petkun e varfërisë.

Sipas psikologes së gjykatës Arlinda Shella, shumica e divorceve kërkohet nga gratë. Ekspertët thonë se edhe pse për çiftin zgjidhja e martesës është zgjidhja e duhur, pasojat negative janë të mëdha, sidomos nëse në mes ka fëmijë të mitur.

Në pesë vitet e fundit numri i padive në gjykata për t’i dhënë fund martesës është rritur me mbi 35%. Viti 2021 ka numrin më të lartë të çështjeve për zgjidhje martese të regjistruara ndonjëherë në vend, në total janë 10,798 çifte që kanë kërkuar divorcohen, ndërsa një vit më parë ishin 9,328 kërkesa.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share