Kërcënimet e Serbisë për RMV-në dhe Malin e Zi, Rama: Të rrezikshme! S’do lejojmë askënd të na tërheqë te e shkuara

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar sa i takon kërcënimeve të Serbisë ndaj RMV-së dhe Malit të Zi, duke i cilësuar këto të fundit si të rrezikshme e të papranueshme.

Rama thotë se dekada e fundit shënon për shtetet e rajonit një moment shumë të rëndësishëm sa i takon sigurisë dhe integritetit territorial, duke theksuar se e shkuara nuk mund të kthehet më.

Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit. Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme”, shkruan kreu i qeverisë shqiptare.

Ky reagim nga ana e kryeministrit vjen pas një artikulli të publikuar te “The Geopost” ku thuhet se stabiliteti shtetëror i Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi po cenohet vazhdimisht brenda territorit të tyre nga forcat serbe e pro-serbe.

 


Lexo gjithashtu
Total
0
Share