Keqpërdorimi seksual i të miturës: 33 vite burg për 13 të rinj nga Velesi!

5.5 vite burg ishte dënimi më i lartë që sot e shqiptoi Gjykatësja, Daniela Dimovska, në Gjykatën Penale për grupin e 12 personave që kishin keqtrajtuar seksualisht një 15-vjeçare.

Nga 12 të dënuarit të gjithë kanë qenë të moshës nga 20 – 30 vjet kur e kanë kryer veprën. 6 prej tyre janë dënuar për “dhunim”, 5 për “tregti me fëmijë”, derisa njëri është dënuar për “xhirim të pornografisë”. Njëri prej tyre u dënua me kusht.

S.D me 5.5 vite burg, D.S me 4.5 vite, D.N – 4.5 vite, T.I – 4 vite, S.N – 4 vite, A.F – 1.5 vite, B.F – 1.5 vite, A.Z – 1.5 vite, T.L – 1.5 vite, R.V – 1.5 vite, H.T – 1 vit e 3 muaj dhe B.K dënim me kusht prej 2 viteve.

Sipas Prokurorisë, I dyshuari I parë është një 25-vjeçar nga Velesi I cili më 2021 përmes Instagramit disa javë ka komunikuar me viktimën duke e mashtruar se do të nisin lidhje dashurie dhe në bisedën e parë e ka xhiruar me ceulalar, kurse më pas përmes xhirimeve që ka poseduar ka kërcënuar se do t`i publikojë dhe e ka detyruar të shkojë nëpër banesa të Velesit ku personat tjerë, nën ndikimin e alkoolit dhe drogës kanë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

“Kjo nuk është betejë e burrave kundër grave, por betejë e brezave të ardhshëm” – tha gjykatësja Daniela Dimovska duke shqiptuar dënimet për 13 të rinjtë nga Velesi.

Shqiptimi I dënimeve në Gjykatën Penale të Shkupit u bë në kohën kur shënohet Dita Botërore e Fëmijëve.

OKB-ja 18 nëntorin e ka shpall si ditë kushtuar parandalimit të keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share