Prokuroria Themelore Publike kërkon paraburgim për ish drejtorin e Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, Pece Mirçeski për shkak të keqpërdorimit të pozitës dhe marrjes së ryshfetit.
Prokurori Publik i Prokurorisë Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave: ish-drejtorit të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, Pece Mirçeski, i cili dyshohet se ka marrë ryshfet dhe përvetësim në shërbim, dhe pronarit dhe menaxherit të një personi juridik.
Për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësinë e ndikimit të dëshmitarëve në procedurë, kryesisht punonjësve e këtij institucioni, të cilët ende nuk janë marw nw pyetje, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup kwrkeswn për caktimin e masës së paraburgimit për Mirçeskin.
Për të dyshuarin e dytë, Prokuroria propozon masa parandaluese – ndalim të largimit nga vendbanimi, përkatësisht vendbanim, detyrim për paraqitje periodike te zyrtari i caktuar ose organi kompetent shtetëror dhe sekuestrimi i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit ose të një dokumenti tjetër për kalimin e kufirit shtetëror ose ndalimi i dhënies së tij, si dhe ndalim i kontaktit me të pandehurin tjetër gjatë procedurës.
“Pas procedurës paraprake, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot ka lëshuar Urdhër për kryerjen e procedurës hetimore kundër dy personave – njëri i dyshuar për vazhdimin e veprave penale – Marrja e ryshfetit nga neni 357 paragrafi 1 dhe Përvetësimi në detyrë nga neni 354, paragrafi 1 i dyshuar në lidhje me nenin 3 358 paragrafi i Kodit Penal. I dyshuari i parë, në periudhën prej datës 09.06.2021 deri më 13.06.2024, në cilësinë e zyrtarit – Drejtor i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në disa raste, duke shfrytëzuar mundësitë e njëjta, ka përfituar përfitime tjera për veten dhe bashkëshorten e tij për kryerjen e veprës zyrtare që nuk është dashur ta kryejë”, njoftoi sot Prokuroria.
Ish-drejtori i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, Pece Mirçeski, siç sqarojnë Prokuroria, nuk ka deklaruar ekzistimin e konfliktit të interesit, gjegjësisht ka firmosur deklarata se nuk ka konflikt interesi dhe nuk është përjashtuar nga procedurat për gjithsej pesë prokurime publike në të cilat është përzgjedhur kompania në pronësi të të pandehurit të dytë, ndonëse gjatë gjithë asaj periudhe ka realizuar përfitimin material për veten dhe bashkëshorten e tij të drejtpërdrejtë. Kështu, për nevoja dhe qëllime personale, ai përdorte pa dëmshpërblim automjetin e pasagjerëve Volkswagen Passat, në pronësi të kompanisë, ndërsa bashkëshortja e tij përdorte në mënyrë plotësuese shërbimet e transportit me automjete dhe drejtues.
I dyshuari i dytë, në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të personit juridik, në disa raste në afat prej tre vitesh i ka dhënë zyrtarit përfitime të tjera për vete dhe për një person tjetër me qëllim të kryerjes së një vepre zyrtare që nuk është dashur ta kryejë, përkatësisht për të mos u përjashtuar nga procedurat dhe për të nënshkruar kontratat e prokurimit publik, thotë Prokuroria.
Drejtori i dyshuar në periudhën prej datës 01.01.2022 deri më 13.06.2024, në disa raste me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo për tjetrin, ka përvetësuar edhe para në shumë të konsiderueshme prej 1.792.859 denarë.
Po ashtu, për të dyshuarin e parë është iniciuar procedurë e shkurtuar për veprën penale – kryerja e detyrës nga pakujdesia nga neni 353-c paragrafi 3 lidhur me paragrafët 2 dhe 1 të Kodit Penal.