Keqpërdori Instagramin e ish të dashurës – kallëzim penal për tetovarin

Një 26 vjeçar nga Tetova dyshohet se ka keqpërdorur profilin e instagramit të ish të dashurës së tij, përcjell KlanM.

“SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër S.R (26) nga Tetova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale ‘dëmtim dhe qasje e paautorizuar në sistem kompjuterik’ dhe ‘keqpërdorim i të dhënave personale’. Në janar 2023, me kërkesë të ish-të dashurës së tij, i pandehuri çaktivizoi llogarinë e saj në Instagram. Në korrik 2023, ajo vuri re se llogaria e saj në Instagram ishte aktive dhe kishte postuar një fotografi të saj, dhe se nga ajo llogari shkruante mesazhe në llogarinë zyrtare në Instagram që përdorej në vendin e saj të punës”, thonë nga MPB./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share