“Keni mundur të jeni ju kryeministër” | Buzhala – Ahmetit: Mbresëlënëse distanca juaj me pushtetin!

Gazetari i njohur nga Kosova, Berat Buzhala në intervistën e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti në Klan Maqedoni, ka përmendur rastin e Ahmetit si të vetmin në politikë, që nuk ka marrë asnjë funksion publik edhe pse është kryetar i një partie që vazhdimisht fiton zgjedhjet.  Buzhala vlerësoi lartë fjalimin dhe thirrjet e Ahmetit nga Kuvendi i MAqedonisë së Veriut, për paqe e tolerancë.

“Kjo distanca juaj me pushtetin është mbresëlënëse. Tash e 22 vjet duke i fituar të gjitha zgjedhjet e s’ke marrë asnjë pozitë qeveritare. Nuk e di a a ka shembull tjetër të një politikani që është në garë politike, por që s’merr pozitë publike. Dikush mund të thotë se e kontrollon krejt pushtetin, por nëse është kaq e lehtë kjo, pse se bëjnë edhe tjerët”, tha Buzhala. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share