Keni dyshime se lidhja juaj nuk po funksionon? Bëjini vetes këto 7 pyetje

Në muajin e parë të lidhjes merr kuptim shprehja “dashuria është e verbër”. E kjo është arsyeja pse ekspertët ju paralajmërojnë të tregohuni të kujdesshëm.

Me rritjen e emocioneve, ndoshta ju humbet aftësia për të gjykuar gjërat ashtu siç janë dhe për një vazhdimësi të lumtur në lidhje është e nevojshme të dini se çfarë po ndodh.

Pra, në rast se dyshoni se diçka nuk shkon me ju dhe partnerin tuaj, mund të siguroheni që marrëdhënia juaj nuk funksionon duke i bërë vetes 7 pyetjet e mëposhtme:

1. Ju ka ndihmuar kjo lidhje apo ju ka shkaktuar kryesisht probleme?
2. A ndiheni kryesisht të vetmuar dhe melankolikë kur jeni pranë partnerit tuaj?
3. A është përkeqësuar shëndeti juaj mendor/emocional që kur keni filluar lidhjen tuaj?
4. E keni gjetur veten duke i duruar sistematikisht situatat apo jeni të frikësuar në mënyra të ndryshme nga partneri juaj?
5. A e injoroni apo ndrydhni lumturinë dhe dëshirat tuaja, të cilat ndryshojnë nga ato të partnerit tuaj?
6. Kush është personi që kërkon gjithmonë falje në një situatë jo të këndshme apo marrja e iniciativës për të rregulluar gjërat është e balancuar?
7. A ndiheni sikur e keni humbur veten?/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share