“Kënga Magjike”, Orgesa Zaimi: Nuk pretendoj të fitoj, mund të jetë hera e fundit që marr pjesë

“Shiu i Tetorit” është kënga që prezanton këtë vit Orgesa Zaimi në festivalin “Kënga Magjike”. Një krijim që mbart vulën e Armend Rexhepagiqit dhe Aida Barakut, të cilët tashmë prej disa kohësh janë bashkëpunëtorët e saj të ngushtë. Kënga duket se ka gjetur menjëherë vend në zemrën e publikut, por Orgesa habit në “Rudina” në Tv Klan kur thotë se nuk pretendon fitoren.

Ky është viti i shtatë që këngëtarja merr pjesë në festival, megjithatë mund të jetë edhe një moment kur do të tërhiqet pak prej tij.

Rudina Magjistari: Pritshmëritë janë të larta besoj, edhe në “Këngën Magjike” apo jo?

Orgesa Zaimi: Tani të gjithë duhet të thonë që unë do fitoj, por unë nuk e them këtë sepse nuk e kam thënë ndonjëherë dhe nuk jam futur ndonjëherë në ndonjë kompeticion për ta fituar ose me pretendim, nuk jam futur asnjëherë në asnjë kompeticion me pretendim. Unë e shijoj jashtëzakonisht eksperiencën.

Rudina Magjistari: U bë i shtati vit që ti merr pjesë në “Këngën Magjike”. Sa çmime ke grumbulluar deri më tani?

Orgesa Zaimi: Po, finalet gjithmonë i kam kapur.

Rudina Magjistari: Kështu që ke marrë nga një çmim.

Por për mua të them të drejtën Rudina, “Kënga Magjike” është një nga festivalet, për të mos thënë i vetmi që është realisht shumë promovues për artistin. Promovimi vazhdon javë pas jave, është në vëmendjen e njerëzve kënga gjatë gjithë kohës, kështu që më pëlqen fakti që jam pjesë e festivalit. Ka qenë një eksperiencë gjithmonë e mirë. Të them të drejtën, ndihem si në shtëpi në “Kënga Magjike”. Nuk e di nëse do të marr pjesë përsëri, por këtë herë them që mund të jetë hera e fundit, pastaj them mund të bëj një pushim.

Rudina Magjistari: U dashka fituar me patjetër.

Orgesa Zaimi: Nuk dua ta them këtë se nuk dua të nxis… për mua fitore është kënga./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share