Këndi i Sportit: Shaban Sinani për aktualitetet e javës

UEFA ka dënuar FFM-në me 14500 euro pasi tifozët e kombëtares së MAqedonisë në futboll, gjatë lojës Maqedoni-Bullgari, që u zhvillua në Shkup, më 26 shtator, kanë fishkëlluar dhe ofenduar, por dhe kanë hedhur me gjësende gjatë këndimit të himnit bullgar në fillim të lojës.

Kjo ndeshje përfundoi me rezultatin 0-1. “Kishte rreth 2 mijë tifoz dhe kjo ishte një pamja jo e mirë për Federatën e Maqedonisë, kishte bërtitje të shumta, krahas fishkëllimeve edhe ofenduan si bugari tatari e tjera, UEFA-ja nuk I toleron këto gjeste dhe për këtë pjesë e ka dënuar FFM-në me 10 mijë euro, e ndërsa për hedhjet e gjësendeve në stadium edhe 4500 euro të tjera”,thotë Shaban Sinani  në këndin e sportit në Happy Day.

Një fitore e vendasve, tre barazime dhe një fitore e ekipit mysafir me gjithësej 11 gola të shënuar dhe tre kartonë të kuq, është epilogu i ndeshjeve të javës së 13-të në elitën e futbollit vendor. Takimet në Strugë, Gjorçe Petrov dhe Kratovë përfunduan me barazim, thotë gazetari I sportit në Happy Day, Shaban Sinani.

“Me këto rezultate shohim përafrim të pikëve, nuk janë më me dallim 10 pikë dhe ndryshimet mund të ndodhin gjatë javëve në vazhdim, ku vetëm 4 pikë më shumë ka Struga Trim Lum e cila është në krye të listës…kurse për Akademia Pandev sivjet mund të thomi që është katastrofë” shtoi ai.

“Liga e dytë në kampionatin vendor të futbollit, Voskasport pëson humbje Gjatë kësaj jave të ligës së dytë në kampionatin vendor është zhvilluar një ndeshje e rëndësishme mes Vardarit dhe Voskasportit, loja përfundoi 2 me 1 për Vardarin dhe kjo është humja e parë e Voskasportit, ekip I ri por shumë premtues”, thotë Sinani.

“U zhvillua java e 10 në ligën e dytë republikane ndërsa u zhvillua një ndeshje super derbi Vardari-Voskasport, Vardari është kampion I dhjetëfishtë I MAqedonisë së Veriut ndërsa Voskasport është një skuadër e re por që premton…ka përfunduar me rezultatin 2 me 1 për Vardarin dhe kjo është disfata e parë për Voskën” thotë gazetari I sportit Shaban Sinani.

Shkëndija këtë vit, bashkë me skuadrën kampione Strumica Nikob, janë pretendënte kryesore për të fituar titullin, kampion vendi në volejboll, thotë Shaban Sinani në këndin e sportit në Happy Day.

Ekipi I volejbollit Shkëndija nga Tetova, tre ndeshje tre fitore, bashkë me Strumica Nikob janë pretendente për kampione sivjet…kurse gjatë ditës së sotme zhvillohet edhe një ndeshje në Tetovë, shkuadra e ekipit Liria është nikoqire e ekipit të studentëve Goce Dellcev të Shtipit”

Futsall Shkup pësoi humbje në tre ndeshjet por organizimi I turneut ishte në nivel Për kampionët e Maqedonisë së Veriut Futsall Shkupi, ky rrugëtim në Ligën e Kampionëve përfundoi me tre disfata. Në ndeshjen e pare pësoi nga Diferdanxh 2-9, në të dytën nga Lucenec 0-4 dhe këtë fundit nga Chrudim 0-3 me gol-averazh 2-16. Në ndeshjen e fundit të zhvilluar mbrëmë të besuarit e trajnerit Ferid Agushi, pësuan disfatë 0:3 nga kampionët çek të Chrudim, për të cilën skuadër gola-shënuas ishin Capinha, Torres dhe Dosha. Në bazë të renditjes në grupin 8-të, në fazën tjetë kualifikohet skuadra çeke Chrudim.

“Shkupi kishte nderit që të jetë organizator I një turneu prestigjioz sic është Main Round, në kuadër të ligës së kampionëve për ekipet e futbollin në sallë. Në këtë turne morrën pjesë katës skuadra, krahas asaj të Shkupit, pra katër kampionë nga katër shtete por për fat të keq Shkupi, tre ndeshje, tre disfata dhe në pozitën e parë doli kampioni i Çekisë” thotë Shaban Sinani.

Gazetare: Teuta Zekiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share