“Kemi kërkuar nga shteti që t’i mbulojë shpenzimet…” – Avokati i Popullit: Në MPB ka mungesë të pasaportave – nuk respektohet afati ligjor!

“Kemi kërkuar nga shteti që t’i mbulojë shpenzimet për ndërrimin e dokumenteve”

Rrëmuja e krijuar me lëshimin e dokumenteve personale me emrin e ri të shtetit, ka nxitur shumë qytetarë që t’i drejtohen Avokatit të Popullit. Numri një i këtij institucioni, Naser Ziberi tha se qytetarët ankohen kryesisht për dy çështje, e para – pamundësia për të caktuar termin për dokumente personale dhe e dyta – problemi i kompensimit të shpenzimeve për nxjerrjen e dokumenteve të cilat ligjërisht janë valide, por për shkak të ndryshimeve kushtetuese, ata nuk do të pranohen pas 12 shkurtit.

Në një intervistë për REL, Ziberi tha po ashtu se, qytetarët ankohen te Avokati i Popullit se Ministria e Punëve të Brendshme nuk e respekton afatin ligjor për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit, ndërsa alarmoi se MPB përballet me mungesë të formularëve për dokumente.

“Këto ankesa filluan të vijnë pas vitit të ri dhe ne do t’i drejtohemi MPB-së pse vonohet dhënia e dokumenteve veç më të gatshme, supozoj se janë të gatshme ato dokumente të udhëtimi dhe do të reagojmë. Në biseda të caktuara jozyrtare kam marrë informatë se ka mungesë të formularëve. Pohoj me bindje se ka mungesë të formularëve për dokumentet e udhëtimit në dy gjuhë, por mendoj se ka mungesë edhe të formularëve për dokumente të tjera”, ka deklaruar Avokati i Popullit, Naser Ziberi.

Ziberi tha se kanë kërkuar nga Qeveria, përkatësisht, shteti që ti mbulojë shpenzimet për të gjithë qytetarët, megjithatë, ai tha se MPB është thirrur në vendimin e Qeverisë në të cilën ministria është e obliguar t’i ndryshojë katet nënligjore për lëshimin e dokumenteve personale dhe nuk ka paraparë mjete për kompensim ndaj qytetarëve

“Vlerësojmë se shteti, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetues nuk është dashur të lëshojë dokumente personale me formularë të vjetër, përkatësisht me emrin Republika e Maqedonisë, por për të gjithë ata qytetarë, Ministria e Punëve të Brendshme duhej në kohë t’i miratojë aktet nënligjore dhe me atë edhe t’i rregullojë formularët për dokumente personale, si dhe me këtë, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese, qytetarët është dashur të marrin dokumente të vlefshme në përputhje e Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Ziberi.

Ziberi konstaton se MPB ka dhënë dokumente me emrin e vjetër të shtetit edhe pasi kishin hyrë në fuqi ndryshimet kushtetuese kur edhe u ndryshua emri dhe për këtë sipas tij, përgjegjësi duhet të bart Qeveria, pasi nuk ka vepruar me kohë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share