SIpas gazetarit dhe opinionistit nga Kosova, Adriatik Kelmendi, i cili po e moderon edhe inervistën e parë televizive të kryeministrit Talat Xhaferi në Klan Maqedoni, deklaroi se në fjalimet e tyre në Kuvend, sot nuk ka qenë pjesë e kritikës përkatësia etnike e Talat Xhaferit.
“Të dyja kampet politike, edhe sllavomaqedonasit edhe shqiptarët, sot nuk e kishin etniken në krye të kritikave. Në Kuvend u shmang nga sllavomaqedonasit çfarëdo kundërshtimi në baza etnike, por njësoj edhe nga partitë opozitare shqiptare që duan t’ju kritikojnë, nuk po kapen te kjo, se ja etnia jonë arriti diçka, por po thonë që kjo është një periudhë 100 ditore që do të përforet për propagandë nga BDI-ja dhe nga z. Ahmeti e z. Xhaferi për të arritur rezultat më të mirë zgjedhor. Njësoj mund tëthueht për sllavomaqedonasit që janë duke kalkuluar se do të mbahen zgjedhjet e do të duhet të bëhen koalicione të reja, kështu që e shmangin këtë çështjen etnike”, tha Adriatik Kelmendi./tvklan.mk