KE publikoi draft raportin për klasterin e parë ”Vlerat fundamentale”

“KORRUPSIONI ËSHTË I PËRHAPUR NË SHUMË FUSHA TË JETËS PUBLIKE DHE BIZNESIT”

Komisioni Evropian ka publikuar versionin draft të raport të skriningut për Maqedoninë e Veriut për klasterin e parë “Vlerat fundamentale”. Rezultatet e dobëta në luftën kundër korrupsionit vazhdon të jenë ndër problematikat më shqetësuese dhe më së shumti kritika. Në raport thuhet se, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe biznesit dhe mbetet një fushë me shqetësim serioz. Theks i veçantë i është vendosur edhe mosndëshikimit të personave të akuzuar për korrupsion të nivelit të lartë, përfshirë këtu edhe akuzat e vjetërsuara për shkak të zvarritjes së proceseve gjyqësore. Komisionit Evropian vlerëson se, dosja e hetimeve të suksesshme aktakuzave dhe vendimeve gjyqësore vazhdon të mbetet e kufizuar, posaçërisht në drejtim të luftimit të korrupsionit të nivelit të lartë.

“Disa aktgjykime finale ndaj zyrtarëve të lartë shtetëror janë shqiptuar. Megjithatë, ka mospërputhje mes numrit të hetimeve dhe numrit të aktgjykimeve finale. Pas dhënies së vendimeve të shkallës së parë, ka një numër të rasteve ku zvarritjet e proceseve gjyqësore sjellin skadimin e afatit të parashkrimit. Rastet duhet të menaxhohen në mënyrë efikase përmes sistemit gjyqësor për të garantuar drejtësi në kohë. Rritja e numrit të dënimeve përfundimtare për zyrtarët e lartë mbetet e një rëndësie primare për të parandaluar më tej kulturën e mosndëshkimit” – Draft raporti i KE-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas këtij draft raporti, masat antikorrupsion vazhdojnë të kenë një ndikim të kufizuar, posaçërisht në sektorët e cenueshme siç është infrastruktura publike, kadastra, prona, dogana, administrata tatimore, arsimi, shëndetësia etj.

“Nevojiten të ndahen resurse të mjaftueshme për Komisionin Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit dhe zyrën e Prokurorisë Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe të konsolidojë dosjen e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit, përfshirë atë të nivelit të lartë. Kapja dhe konfiskimi i aseteve kriminale që dalin nga vepra të lidhura me korrupsion mbetet e kufizuar dhe duhet të adresohet në mënyrë serioze. Maqedonia e Veriut duhet të adresojë në mënyrë sistematike rekomandimet e Këshillit të Grupit të Shteteve Evropiane kundër Korrupsionit (GRECO)” – Draft raporti i KE-së.

Në raport po ashtu thuhet se, zbatimi i strategjisë nacionale për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit është i ngadalshëm, duke shtuar se, institucionet përgjegjëse për aktivitetet e strategjisë duhet të zbatojnë sistem efektiv të raportimit rreth shkallës së zbatimit të aktiviteteve për të cilat ato janë përgjegjëse. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share