KE paralajmëron: Substanca kancerogjene gjenden në “çipsi” të prodhuar nga Serbia

Në kufirin kroat është gjetur nivel i lartë i akrilamidit kancerogjen në produktet ushqimore të prodhuar nga Serbia.

Nivel i lartë i akrilamidit është gjetur në patatet e skuqura me shije speci të prodhuar në Serbi dhe është publikuar në faqen e internetit të Komisionit Evropian, transmeton n1info.rs.

Vendi i aplikimit është Kroacia, dhe njoftimi i referohet Kroacisë dhe Serbisë, thuhet në faqen e internetit të sistemit evropian të alarmit të shpejtë.

Produkti nuk ka hyrë në tregun kroat dhe është shkatërruar në mënyrë të sigurt.

Siç njofton Agjencia Kroate e Ushqimit, vlerësohet se prania e akrilamidit në ushqim mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit në të gjitha grupmoshat.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share