KE: Paketa e re e zgjerimit më 12 tetor

SHQIPERIA NOTE POZITIVE PER REFORMAT, KERKOHET BASHKEPUNIM POZITE-OPOZITE

Shqiperia ka marre note pozitive ne progress raportin vjetor qe pritet te publikohet me 12 Tetor. Komisionberi i zgjerimit u ben thirrje shteteve anetare qe te pershpejtojne procesin e zgjerimit per shkak te zhvillimeve ne Ukraine dhe rritjes se shkalles te skepticizmit e papunesise tek te rinjte ne rajon.

Komisioni Evropian pritet të publikojë me 12 Tetor ne mesdite raportet vjetore të zgjerimit. Keto raporte do te diskutohen ne komisionin e jashtem te parlamentit evropian dhe me tej komisioneri per zgjerim do te komunikoje me mediat. Ne kete raport theksohet fakti se pas nje periudhe te gjate bllokimi me 19 korrik Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut mbajten konferencat e para nderqeveritare pasi u miratuan kornizat negociatore dhe se fundmi nisi procesi i rishikimit te legjislacionit me te dy shtetet. Ne progres raport theksohet fakti se duhet qe te eleminohet polarizimi politik pasi rishikimi i ligjeve te integrimit kerkon shumice te theksuar ne parlamentet e Tiranes dhe Shkupit. Bazuar ne metodologjine e re te zgjerimit mbi bazen e te ciles zhvillohen keto negociata ne raport thuhet se shpejtesia e procesit te negociatave varet kryesisht nga Shqiperia e Maqedonia e Veriut qe tashme Brukseli i sheh ne konkurrence me njera tjeteren dhe me shtetet pararoje si Serbia e Mali i Zi qe kane ecur perpara ne diskutimin e kapitujve. Krahas reformave nje note pozitive ka marre njehsimi i politikes se jashtme evropiane me ate shqiptare ne vendosjen e sanksioneve ndaj Rusise gje qe nuk ka ndodhur ne rastin e Serbise. Ne paketen e re te zgjerimit

përfshihet një rekomandim për shtetet anëtare për t’i dhënë statusin e kandidatit Bosnje-Hercegovinës në dhjetor 2022 dhe ne te njejten kohe perseritet rekomandimi per heqjen e vizave per Kosoven kerkese kjo edhe e presidences aktuale ceke te BE-se.

Komisioneri Evropian për Zgjerim Oliver Varhelyi thekson ne kete dokument per shtetet anetare se Ballkani Perëndimor është më shumë se kurrë një prioritet gjeostrategjik për Bashkimin Evropian për shkak të krizës ukrainase ndaj sipas tij është e nevojshme që të përshpejtohet procesi i zgjerimit të këtij rajoni dhe të kthehet në realitet perspektiva e tij evropiane. Të gjitha qeveritë në rajon mund të synojnë të përmbushin të gjitha kushtet e antaresimit përpara vitit 2030.

Ne paketen e zgjerimit theksohet se mbështetja financiare e BE-së perfshin  Planit Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor .

Ky plan ekonomik dhe investues është një paketë investimi prej 30 miliardë eurosh, që është një e treta e PBB-së për të transformuar rajonin dhe për të sjellë prosperitet me ndërtimin e rrugëve, furnizimin me energji dhe zhvillimin e ekonomisë dixhitale dhe arsimit.

Ne paketen e re te zgjerimit thuhet se mesatarisht, shkalla e papunësisë në Ballkanin Perëndimor në vitin 2021 ishte 13.7 për qind. Kjo është një shifër shumë e lartë nëse e krahasohet me ate te BE-së.  Shkalla e papunësisë tek të rinjtë në rajon sipas Komisionit Evropian eshte 35 për qind ndaj kerkohen reforma me te thella ekonomike nga shtetet e rajonit. Ne planin ekonomik perseritet vleresimi per iniciativat e bashkepunimit rajonal si Ballkani I Hapur dhe rigjallerimi i procesit te Berlinit ne muajin nentor.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share