KE-ja me kritika për financimin e sëmundjeve të rralla dhe skriningut të kancerit!

PROGRES NË PJESËN E TRANSPLANTIMEVE

Progres në pjesën e transplantimit, por është shënuar ngecje në financimin e sëmundjeve të rralla dhe skriningut për kancerin – thuhet në Raportin më të ri të Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë së Veriut, në Kapitullin 28 “Mbrojtja e konsumatorëve dhe shëndetit”, njofton KlanM.

”Në Maqedoninë e Veriut mungon qasja proaktive për skriningun e kancerit dhe në këtë pjesë financimin është i pamjaftueshëm. Me presionin e opinionit, është rritur financimi për sëmundje të rralla, por jo të mjaftueshme për t`i mbuluar harxhimet e trajtimit mjekësor për gjithë pacientët e regjistruar. Nuk ka progres për kontrollin e duhanit. Duhanpirja në vendet publike duhet të dënohet sipas ligjeve të BE-së, por në Maqedoninë e Veriut, nuk zbatohet tërësisht” – thuhet në raportin e KE-së.

Në Raport potencohet se raporti i mjekëve dhe motrave medicinale në 100.000 banorë vazhdon të jetë nën mesataren e BE-së. Personeli mjekësor, infermieret dhe specialistët, sic percjell KlanM, vazhdojnë të largohen nga shëndeti publik drejt sektorit privat apo vendeve të huaja.

Harxhimet për mbrojtje shëndetësore mbeten të larta – 38%, që sipas Komisionit Evropian, paraqet barrierë për qasje të barabartë në shëndetësi.

Strategjia Kombëtare për parandalimin e korrupsionit ka identifikuar sektorin e shëndetësisë dhe inspektoratin si të cënueshme ndaj korrupsionit, ku sipas KE-së, nuk ka kritere efektive për konstatimin e çmimeve të shërbimeve mjekësore ose për ilaçet.

Procedurat për trajtim jashtë vendit, sic thuhet në Raport, janë jotransparente dhe joobjektive.

Pjesa më e madhe e aktiviteteve strategjike antikorruptive në fushën e shëndetësisë, nuk janë zbatuar – thuhet në Raportin e Komisionit Evropian. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share