Kazinotë dhe bastoret: Stop ligjit – pa punë mbeten 10.000 njerëz!

NËSE KALON LIGJI PARALAJMËROJNË PROTESTA

Deputetët të mos I pranojnë ndryshimet e propozuara të Ligjit për lojra të fatit, të njëjtat të tërhiqen nga Kuvendi dhe të ketë debat të gjerë për këtë temë – kanë kërkuar përfaqësuesit e Asociacionit për Lojra të Fatit dhe të Bastoreve Sportive, njofton KlanM.

Në të kundërtën, sic paralajmëruan, do të organizojnë protesta, pasi me mbylljen e kazinove dhe bastoreve, sic thanë, do të mbyllen shumë vende pune.

“Në ndërgjegjen e deputetëve janë lënë fatet e 10.000 familjeve nëse votohen këto ndryshime. Përkundër thirrjes publike, Sekretariati për Cështje Evropiane nuk dha përgjigje për këto dilemma; Cila direktivë e BE-së parasheh mbylljen e lojrave legale të fatit? Cila direktivë e BE-së parasheh që 10.000 punëtorë të mbeten pa vende pune” – tha Goran Stoimenov, APIS.

Ndryshimet ligjore janë në rend dite në seancën plenare. Ata, sic njofton KlanM, janë dorëzuar me flamur evropian.

VMRO-DPMNE para nisjes së seancës së Kuvendit ka akuzuar Qeverinë se po keqpërdor flamurin evropian.

Deputeti Mile Lefkov, duke u thirrur në informacione të informatorëve, sic percjell KlanM, theksoi se ndryshimet ligjore I ka shkruar një Zv/Kryeministër, sic tha, për të rritur pasurinë e tij.

Ai ka akuzuar Artan Grubin se paraprakisht ka tentuar futjen e formimit të video-lotarisë paralele shtetërore, por pasi kjo është ndaluar nga VMRO-DPMNE-ja tani përpiqet që në këtë mënyra ta realizojë qëllimin.

Lidhur me ndryshimet ligjore, sic percjell KlanM, ka reaguar edhe Ambasadori austriak Georg Vucas – vendi nga vijnë organizatorët më të mëdhenj të lojrave të fatit në vendin tonë. Paradokohe përmes një letre jo të zakonshme është shprehur për përdorimin joadekuat të flamurit evropian. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share