Katër vetura me targa të huaja dhe një me të Tetovës konfiskohen nga policia pasi shkaktuan zhurmë të lartë

Për shkak të zhurmës së lartë që kanë shkaktuar në bulevardin “Marshall Tito” në Tetovë, policia ka konfiskuar 5 vetura, 4 me targa të shteteve të huaja, dhe një me targa të Tetovës.

“Mbrëmjen e 24/25.07.2023 gjatë periudhës prej orës 23.00 deri në ora 01.00 në bulevardin “Marshall Tito” në Tetovë, për shkak të zhurmës së lartë, në Stacionin Policor për siguri në trafikun rrugor në Tetovë janë mbajtur 5 vetura (katër me targa të huaja dhe një tetovare), të cilët brenda tre ditësh do të dërgohen për kontroll të jashtëzakonshëm për t’ua matur nivelin e zhurmës”, qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share