Katër civilë, përfshirë një vajzë gjashtëvjeçare, janë vrarë nga bombardimet ruse në rajonin verilindor të Kharkiv të Ukrainës, ka thënë ministria e brendshme atje.
Guvernatori i Kharkiv, Oleh Synehubov tha se gjithashtu është vrarë edhe një prift 58 vjeçar, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Të paktën 12 shtëpi banimi janë dëmtuar kur Rusia hodhi bomba “FAB-500” në qytet, tha Synehubov.
Pesë persona të tjerë u plagosën në atë që është bërë një qytet “fantazmë” i shkatërruar nga lufta.