Kupa e Botës 2027 në basketboll për meshkuj do të mbahet në Doha
Katari do të presë një tjetër Kupë Bote pas asaj të futbollit të mbajtur vitin e kaluar. FIBA ka zgjedhur vendin e Gjirit Persik si organizator të Botërorit të basketbollit të meshkujve.
Vendimi është marrë në mbledhjen e bordit të mbajtur të premten në Manila, ndërsa në njoftim nuk është qartësuar nëse ka patur të tjerë kandidatë. Turneu që do të zhvillohet pas 4 vitesh do të ketë vetëm një qytet mikpritës, Dohan.
Një zgjedhje që sipas Federatës Botërore të Basketbollit bën që tifozët të shijojnë sa më shumë ndeshje, pasi distanca mes arenave do të jetë jo më shumë se 30 minuta me mjetet e transportit. Në këtë turne do të marrin pjesë 32 përfaqësuese nga të gjithë kontinentet.
Tv Klan