“Katar 2022”: Zhvillohen ndeshjet e xhiros së tretë në Grupin G dhe H

Takimi Zvicër – Serbi kryendeshje e ditës së sotme

Sot në program janë ndeshjet e xhiros së tretë dhe të fundit në Grupin G dhe H dhe njëherit janë katër takimet e fundit të fazes së grupeve në Kampionatin Botërorë “Katar 2022” ku edhe do të mësohen katër ekipet e fundit që do të kualifikohen në 1/16 e finales.

Dy takimet që zhvillohen në orën 16:00, janë ekipe të Grupit G. Pra takohen Gana – Uruguai që luhet në stadiumin “Al Janoub Stadium” në Al Wakrah m dhe do të referohet nga gjermani Daniel Siebert. Ndërsa ndeshja tjetër e këtij grupi Portugalia – Korea e Jugut, luhet në stadiumin “Education City Stadium” në Al Rayan.

Në Grupin H, zhvillohen ndeshjet e xhiros së tretë ku sikat takimi mes Zvicrës dhe Serbisë, që luhet në stadiumin “Stadium 974” në Doha. Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndaj Fernando Rapallini nga Argjentina. Kujtojmë se në kombëtaren zviceriane janë edhe futbollistët shqiptar Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari futbollist 20 vjeçar nga Kumanova.

Ndeshja tjetër Brazil – Kameruan zhvillohet në stadiumin “Lusail Iconic Stadium” në Lusail. Dy takimet e grupit H fillojnë orën 20:00.

16:00 Gana – Uruguai

16:00 Koreja e Jugut – Portugalia

20:00 Kameruni – Brazili

20:00 Serbia – Zvicra

Në 1/16 e finales deri më sot dihen këto dyshe:

03.12.2022

Holanda – SHBA (16:00)

Argjentina – Australia (20:00)

04.12.2022

Franca – Polonia (16:00)

Anglia – Senegali (20:00)

05.12.2022

Japonia – Kroacia (16:00)

06.12.2022

Maroko – Spanja (16:00)

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share