Katar 2022 nis më 20 Nëntor

FIFA mori vendimin që kampionati botëror të fillojë një ditë më herët se sa ishte përcaktuar

Kupa e Botës Katar 2022 do të nisë një ditë më herët se sa ishte përcaktuar.

Bordi drejtues i FIFA njoftoi se byroja pranoi në mënyrë unanime që ceremonia hapëse e më pasi kombëtarja organizatore ta luajë ndeshjen e parë të eventit më 20 Nëntor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Plani fillestar ishte që Katari të luante më 21 Nëntor ndaj Ekuadorit, që do të krijonte situatën e pazakonte që dy ndeshjet Senegal-Holandë dhe Angli-Iran të luheshin përpara ceremonisë.

Tradicionalisht, ceremonia është mbajtur përpara nisjes së takimit të parë të turneut.

Ndeshja Sengal-Holandë është shtyrë për në datën 21 Nëntor.

Plani u votua nga drejtuesit e gjashtë konfederatave dhe presidenti Xhani Infantino.

Vendimi ka sjellë entuziazëm te organizatorët, të cilët ishin përpjekur shumë që të fitonin të drejtën që kombëtarja vendase të hapte eventin më të rëndësishëm të planetit.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share