Pas një muaji të mbushur me gola spektakolarë, lotë të derdhur në fushën e blertë dhe polemika nga më të ndryshmet, ditën e sotme do të mbyllet Kupa e Botës, “Katar 2022”, me finalen e madhe Argjentinë-Francë.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin më të madh të Katarit, me 80 mijë vende, “Lusail Stadium”, me arbitër kryesor, 41-vjeçarin polak, Szymon Mariciniak.
Për të arritur në finalen e madhe të 18 dhejtorit Argjentinës i duhej të kalonte një rrugë të vështirë, pas humbjes 2 me 1 nga Arabia Saudite, në ndeshjen inaguruese për kombëtaren “albiceleste”.
Dy fitore të njëpasnjëshme me rezultet e njëjta 2 me 0, ndaj Polonisë dhe Meksikës i dhuruan Kombëtares argjentinase vendin e parë në grup. Në raundin e 1/16-ve Lionel Messi me shokë kaluan Australinë me rezultatin 2 me 1, në çerek-finale eleminuan Hollandën me penallti e në gjysmë-finale kaluan me “lehtësi” Kroacinë, ku triumfuan me rezultatin 3 me 0 dhe gjenden tani në finalen e madhe, të Botërorit.
Në krahun tjetër Kombëtarja franceze e nisi bindshëm aventurën e saj, në “Katar 2022”, teksa siguroi 2 fitore rrjesht, 4 me 1 ndaj Australisë dhe 2 me 1 ndaj Danimarkës, për të siguruar vendin e parë në grupin D. Në ndeshjen e parë me eleminim direkt, “gjelat” mposhtën Poloninë e Robert Leëandoëski, me rezultatin 3 me 1, pasuar kjo me një fitore 2 me 1 ndaj Anglisë. Në gjysmë-finale Franca do të përballej me Marokun e “ëndrrave”, ku pas një ndeshjeje tepër të nxehtë “blutë” arritën të fitonin me rezultatin 2 me 0, fitore që i çoi në një finale Botërori, për të dytin herë rradhazi.