Katar 2022 | Formula e klasifikimit në Botëror

FIFA vlerëson gola dhe më pas përballjet direkte

Janë ndeshjet e fundit në grupe dhe disa skuadra ende nuk janë të sigurta për kualifikimin. Një pjesë e tyre madje rrezikojnë të përfundojnë me pikë të barabarta.

Por çfarë ndodh nëse dy ose më shumë ekipe përfundojnë në të njëjtën kuotë pikësh në Botëror. Pozicionimi në tabelën e klasifikimit do të vendoset duke nisur nga golat.

Fillimisht vlerësohet diferenca e totalit të golave, më pas numri i atyre të shënuar. Më tej FIFA përllogarit përballjet direkte të skuadrave, me pikët të ndara mes tyre, diferenca e golave e ekipeve respektive dhe numri më i lartë i golave të shënuar.

Kur edhe këto hapa nuk japin zgjidhje, kalohet te renditja fair play dhe në fund shorti. Ndryshe nga Europiani, që prej vitit 1998, në Kupën e Botës zbatohet kjo formulë.

Një situatë e tillë ndodhi në edicionin e kaluar të Botërorit, i zhvilluar në vitin 2018 në Rusi. Në vlerësim u mor ‘fair play’. Japonia arriti të kalojë në turin pasardhës, pasi Senegali kishte marrë 2 kartonë të verdhë më shumë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share