Kasanoff: Mbështesim RMV-në drejt integrimit në BE

Takimi Mickoski-Kasanoff!

E ardhmja e Maqedonisë është vërtet e ndritur dhe SHBA-të do të qëndrojnë me ju, për të përmbushur synimet tuaja, për një demokraci plotësisht të integruar në BE, tha zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Aleksandar Kasanoff gjatë takimit me kryeministrin Hristijan Mickoski. Kasanoff tha se SHBA-të e shohin sinqeritetin e autoriteteve maqedonase, jo vetëm në atë që thonë, por edhe në atë që bëjnë për integrimet evropiane.

Aleksandar Kasanoff

“Rikonfirmuam mbështetjen e SHBA-së për aspiratat për integrim të plotë euroatlantik.  Ne i njohim sfidat me të cilat u përballët për t’u bërë anëtare e NATO-s dhe ende ju kërkohet që të hyni në BE. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas Maqedonisë së Veriut.”

Lidhur me zgjerimin e lista e zezë, ai theksoi se mbështetja për luftën kundër korrupsionit merret shumë seriozisht në SHBA.

 “Kemi disa programe për të luftuar korrupsionin. Sa i përket listës së zezë, nuk mund të komentoj detajet, por ju siguroj se është prioriteti  ynë dhe është diçka për të cilën po punojmë.”

Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se integrimet evropiane mbeten prioriteti kryesor strategjik dhe se Qeveria është duke punuar në reforma që do të sigurojnë qeverisje në radhë të parë, transparencë dhe efikasitet.

“Besojmë se bashkëpunimi me SHBA-në do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e rezultateve tona. SHBA ka qenë gjithmonë aleati dhe miku ynë i ngushtë. Siç ka qenë edhe më parë, edhe sot, në kushtet e gjeopolitikës së ndryshuar, ne mbetemi aleat dhe partner i Shteteve të Bashkuara. Ky partneritet bazohet në respektin reciprok. Të thellojmë bashkëpunimin tonë dhe të sigurohemi që përfitimet e partneritetit tonë t’i ndjejnë të gjithë.”

 Kasanoff shtoi se gjatë bisedës kryeministri Mickoski ka qenë absolutisht i përkushtuar për çështjen e procesit të integrimit evropian, ndërkaq Mickoski theksoi se si Qeveri dëshirojnë që procesi jo vetëm të fillojë, por edhe të përfundojë. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share